MAKINAT TEKSTILE
✤ Makina për prodhimin e fijeve, tekstileve dhe trikotazheve. Sipas proceseve kryesore teknologjike, përdoren M. T. për filaturë, për endje, për thurje, për ngjyrime e përmbarim dhe për procese të tjera ndihmëse. Para Çlirimit në vend përgatiteshin pajisje të thjeshta si vegje prej druri etj. Sot ind. tekstile dhe ajo e trikotazhit ka një park të gjerë M. T., mjaft të përparuara dhe vitet e fundit në disa procese pune, sidomos të ngjyrimit e të përmbarimit të tekstileve janë vendosur M. T. të automatizuara. Vitet e para ofiçinat mekanike të ndërmarrjeve të ind. tekstile prodhuan pjesët më të rëndësishme të ndërrimit dhe pastaj nyja e mekanizma të veçanta për M. T. Tani ind. mekanike e vendit ka ndërmarrje të specializuara, si Uzina e pjesëve të ndërrimit për ind. tekstile në Berat, e cila prodhon edhe makina tezgjahu të disa tipave, si dhe lloje të tjera pajisjesh e M. T..
(Ev. B.-K. Xh,)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Makinat Tekstile
[cite]