MALARIA
✤ (Paludizmi). Sëmundje që shkaktohet nga parazitë të gjinisë plasmodium e që i shfaqet njeriut nga pickimi i mushkonjave të gjinisë Anofelis. Tre janë llojet e plasmodiumit që provokojnë sëmundjen tek njeriu; P. vivax, P. malarie dhe P. falciparum. 8-15 ditë pas pickimit shfaqen shenjat e sëmundjes: të ftohtit e trupit, të dridhme të zgjatura, dhimbje koke e fortë, temperaturë e lartë deri 40-41°C dhe ndjenjën e të ftohtit e zëvendëson një ndjenjë e nxehtësisë së madhe. Ethja zgjat disa orë dhe bie me djersitje të shumtë për t’u rikthyer ditën e tretë ose të katërt, por mund të mbetet e lartë për shumë ditë. Diagnoza e sëmundjes bëhet me gjetjen e plasmodiumit nga analizat laboratorike të gjakut të marrë në gisht. M. shkakton anemi, rritje e dëmtime të shpretkës, mëlçisë, etj. Forma e shkaktuar nga P. falciparum është në përgjithësi më e rëndë dhe shumë herë vdekjeprurëse. Masat për parandalimin dhe luftimin e M. janë: zhdukja e anofeleve me anën e spërkatjes së vendeve të zhvillimit të mushkonjave e të banesave me insekticide, kryesisht me DDT, mjekimi i të sëmurëve e bartësve të plasmodeve, profilaksia me bama. Shqipëria e Paraçlirimit ka qenë vendi më malarik në Evropë për shkak të moçaleve, të kushteve të këqija ekonomike dhe të mungesës të kujdesit nga regjimi antipopullor. Në zonat bregdetare të ulëta dhe në fushën e Korçës gjendja ka qenë e rëndë. Pas Çlirimit u ngrit aparati shëndetësor dhe në v. 1946 u ngritën e funksionuan 2 dispanseri dhe 18 qendra të luftimit antilarvor në zonat me përqindje mëtë lartë të infeksionit. Më 1947 filloi spërkatja e banesave me DDT në shkallë të gjerë dhe më 1951 u bë i detyrueshëm regjistrimi e mjekimi falas i të sëmurëve. U organizua depistimi pasiv e aktiv i M. nga ana e dispanserive antimalarike. Këto masa sollën ulje të rëndësishme të infeksionit. Nga 17.081 raste të vërtetuara me laborator më 1951 ranë në 1.275 më 1955. Rol të rëndësishëm në uljen e numrit

të rasteve të M. ka luajtur tharja e kënetave dhe përmirësimi i përgjithshëm i nivelit të jetesës të populiit. Më 1858 filloi zbatimi i programit për çrrënjosjen e M. Më 1960 u regjistruan vetëm 141 raste dhe 13 rastet e fundit të infektuara në vend më 1966. Pas. kësaj kohe janë regjistruar vetëm raste të importuara. Rastet e importuara të M. në prani të anofeles përbëjnë rrezik për rihyrjen e saj. Për të parandaluar këtë, sot merren masa karantinore për udhëtarët që vijnë nga vende malarike, mjetet e transportit etj. Në luftën _kundër M. kanë dhënë ndihmesë me veprimtarlnë e tyre Anton Ashta, Jorgji Adhami etj.

(J.A.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Malaria


[cite]