MALI I BALGJAJT


MALI I BALGJAJT
✤ Mal me lartësi 2101 m (maja e Kreshtës), midis pellgut të Burrelit në P dhe malit të Homeshit (1992 m) në L, Qafa e Buallit dhe lugina e Bulqizës në JL e ndajnë nga mali i Lopës (1774 m), kurse Qafë Murra në VP e ndan nga mali i Dejës (2246 m). Ndërtohet prej shkëmbinjsh ultrabazikë që formojnë një masiv të madh. Relievi është i copëtuar. Majat më të larta janë: Maja e Micekut (2100 m), Maja Gurrat e Zeza (2079 m), Maja e Arnishtës (2073 m) etj. Proceset akullnajore e kanë përpunuar kurrizin e tij dhe kanë formuar cirqe, lugje e kreshta akullnajore, në të cilat gjenden rreth 15 liqene akullnajore me sipërfaqe nga disa m2 deri në 1.5 ha (Liqeni i Zi), të për-. hapura kryesisht në pjesën V dhe qendrore tëi kurrizit. Rrjedhja ujore sipërfaqësore është shumë e zhvilluar dhe më shpesh nis nga këto liqene. Shpati P është më i pjerrët se ai L. Bimësia natyrore është relativisht e dendur dhe përfaqësohet nga shoqërimet e dushkut dhe të ahut.

(S.S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali I Balgjajt


[cite]