MALI I LOPËS


MALI I LOPËS
✤ Mal në kufi midis rrethit të Dibrës në L dhe të Matit në P, me lartësi 2025 m (maja e Dhoksit). Shtrihet midis luginës së Zallit të Bulqizës në V, Zallit të Okshtunit në L, të Kaptinës së Martaneshit në J dhe luginës së sipërme të Matit në P. Është ndërtuar kryssisht nga shkëmbinj magmatikë ultrabazikë dhe pjesërisht nga gëlqerorë të mesozoit, me reliev të butë, kurse shpatet V e VL janë skalitur nga cirqet akullnajore, disa prej të cilave janë kthyer në liqene, si Liqeni i Zi dhe Liqeni i Sopeve etj, që janë nga liqenet më të mëdha akullnajore të vendit, me bukuri të rralla natyrore. Bimësia është mjaft e pasur, sidomos në shpatet V e L, dhe përfaqësohet nga zona e dushkut, e ahut dhe e kullotave alpine. Në M. e L. (masivi i Bulqizës) janë edhe vendburimet më të rëndësishme të ‘xeherorëve të kromit (Bulqizë, Batër, Thekën etj.).

(Gj. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali I Lopës


[cite]