MALI I LUNXHËRISË


MALI I LUNXHËRISË
✤ Mal në rrëthin e Gjirokastrës, në vargmalin Shëndelli-Lunxhëri-Bureto, shtrihet rreth 25 km nga Gryka e Këlcyrës në V e deri tek Gryka e Selckës në J, me orientim të përgjithshëm VP-JL. Lartësinë më të madhe e ka në pjesën J (maja e Spilesë ose e Lalucit 2155 m). Është e ndërtuar kryesisht nga gëlqerorë dhe më pak nga flishi, që përbëjnë një strukturë antiklinale, të koklavitur nga shkëputje tektonike. Kurrizi ujëndarës është i sheshtë, por i përpunuar nga dukuritë karstike. Shpati P që bie në drejtim të luginës së Drinos, është më i butë e më i gjerë dhe në të dalin burime të shumta karstike, sidomos pranë shkëputjeve tektonike. Po nga ky shpat zbresin një sërë përrenjsh me forcë të lartë gërryese e bartëse (1. i Nivicës, përroi i Dhoksatit, ai i Qestoratit, i Tranoshishtës, i Karait etj.). Shpati L ka pjerrësi më të madhe, pak rrjedhje sipërfaqësore uji dhe në të janë ruajtur gjurmët e veprimtarisë akullnajore të kuaternarit. Pyjet janë të rralla. Rritet panja, frashri, bliri, krekëza dhe më lart bredhi. Ka kullota verore dhe bimë mjekësore. Qendrat e shumta të banuara kryesisht në shpatin P ngjiten deri në lartësinë_80Q-900 m.

(F. Kr.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali I Lunxhërisë


[cite]