MALI ME GROPA


MALI ME GROPA
✤ Mal në L të rrethit të Tiranës, midis Dajtit në P dhe Martaneshit në L, sie lartësi më të madhe 1828 m (maja e Mecekut), pjesë e Vargmaleve Perëndimore. Përbëhet nga gëlqerorë të mesozoit tepër të shkatërruar. Dallohet për përhapjen e gjerë që kanë proceset dhe format karstike, sidomos hinkat në trajtë gropash të vogla e të mëdha, të cilat i kanë ahënë edhe emrin. Në anët e M. me G. në kontaktin e gëlqerorëve me flishin, ka burime të shumta karstike, që ‘ushqejnë Erzenin, . degët e sipërme të Matit e të Ishmit etj. Bimësia është shumë e varfër, por ka kullota verore të pasura, takohet edhe valeriana. Aty-këtu rritet ahu (në skajin L e V). Vitet e fundit janë bërë pyllëzime artificiaie me pishë. Ka pëllumba të egër dhe stërqoka mali.

(P. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mali Me Gropa


[cite]