MANASTIRI I ARDENICËS


MANASTIRI I ARDENICËS
✤ Manastir mesjetar në kreun e kodrave mbi fshatin Ardenicë në rrethin e Lushnjës që ruan piktura me vlera. Një gur me mbishkrimin në hyrje mban datën 1417. Ndërtimet më të vjetra që ruhen janë të gjysmës së parë të shek. XVIII. M. i A. përbëhet nga konakët e vona, kisha e Shën Mërisë dhe kapela e Shën Triadhës. Kisha e Shën Mërisë sipas mbishkrimit të pikturave është ndërtuar më 1743 dhe pikturuar më 1745 nga piktorët Kostandin dhe Athanas Zografi (shih), Ikonostasi ruan ikona ‘ të pikturuara nga K. Shpataraku, ndër të cilat më e përmendura është një ikonë për Shën Gjon Vladimirin, ku ndër miniaturat njëra paraqet Karl Topinë. Kisha paraqet një bazilikë trenefshe me tavan të rrafshët. Në murin P ruhen edhe piktura më të vjetra, që dëshmojnë për vjetërsinë, e manastirit. Dikur manastiri ka pasur një bibliotekë me libra të vyer dhe shërbente edhe si shkollë greqisht.

(A. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Manastiri I Ardenicës


[cite]