MANI SALI


MANI SALI
✤ (1878-1946). Veprimtar i njohur i Lëvizjes Kombëtare Shqiptare dhe i Luftës ANÇ në Malësinë e Gjakovës. U dallua si luftëtar në kryengritjen e përgjithshme antiosmane të vitit 1912 dhe si një nga organizatorët kryesorë të qendresës së malësorëve të Krasniqes, Gashit, Bytyçit kundër forcave shoviniste serbo-malazeze më 1913 dhe pushtuesve austriakë më 1918. Gjatë Revolucionit demokratiko-borgjez të Qershorit 1924, ishte një nga bashkëluftëtarët më të afërt të Bajram Currit, të cilit i qëndroi pranë deri në fund. Pas pushtimit fashist në Shqipëri, shtëpia e tij në fshatin Bujan u bë bazë e rëndësishme e Luftës Nacionalçlirimtare në Malësinë e Gjakovës. Më 31 dhjetor deri më 2 janar 1944 1 aty u zhvillua Konferenca themeluese e Këshillit Naeionalçlirimtar të , Kosovës e Rrafshit të Dukagjinit. Pas çlirimit të Shqipërisë, i ngarkuar me përgjegjësi të ndryshme, punoi pa u lodhur për forcimin e pushtetit të ri popullor e për rindërtimin e vendit.

(E. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mani Sali


[cite]