MANUSHAQJA E DUKAGJINIT


MANUSHAQJA E DUKAGJINIT
✤ (Viola dukadjinica, W. Becker et Kosanin). Bimë barishtore shumëvjeçare tufore, e shogët, e familjes manushaqore (Violaceae) me këreej 5-10 cm të lartë, me gjethe vizake deri gjatore, të plota, 1.5-3 cm të gjata, me lule zigomorfe (të çrregullta), të verdha, rreth 2 cm të mëdha, me shpor të gjatë. Lulëzon në muajt qershor-korrik, bën fryt kapsulë. Është bimë neondemike shqiptare, që lidhet gjenetikisht me specie endemike ballkanike, e përhapur kryesisht në Shqipërinë e V., por arrin edhe në disa zona të Shqipërisë së Mesme, me vendshtrirje në zonat subalpine, me substrat zakonisht serpentinor. Mund të mbiilet si bimë zbukuruese.

(Xh. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Manushaqja E Dukagjinit


[cite]