MANI
✤ (Morus L.). Dru frutor i familjes manore (Moraceae) i lartë 10-15 m, me gjethe të rënshme të këmbyera 6-20 cm, të plota ose me vriguj, me lule njëseksore të gjelbra, lulet mashkullore në formë gathësh, ato femërore vezake të zgja^tura. Lulëzon në prill ™ose maj, bën fryt një nfanë të bardhë në ngjyrë ‘trëndafili e me bisht tek M i bardhë (M. alba L.) dhe të zi e pa bisht tek M. i zi (M. nigra L.). M. i bardhë është i ndjeshëm ndaj të ftohtit, M. i zi është më i qëndrueshëm. M. i bardhë është i përhapur në Sarandë, Berat, Fier, Vlorë, Lushnje, Shkodër, Tiranë etj. M. i zi rritet kryesisht në disa fshatra të Korçës. Shumëzohet me farë dhe me shartim. Druja e M. që ka ngjyrë të verdhë është e fortë, e qëndruëshme e merr llustër, përdoret për orendi, për ndërtime detare, karroceri e vegla bujqësore. Gjethet shërbejnë si ushqim për krimbin e mëndafshit (M. i bardhë), por përdoren edhe për të ushqyer bagëtitë, rrënjët për të ngjyer lesh e sende të regjura në të verdhë. Frutat e M. hahen të freskëta. Nga M. i zi bëhet një raki e vecantë.
(R. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mani
[cite]