MARIKAJ
✤ Fshat në rrethin e Tiranës (P). Fshat i lashtë, dëshmohet qysh para pushtimit osman. Banorët kanë marrë pjesë gjallërisht në Luftën ANÇ. Me porosi të sh. Enver Hoxha në M. më 28.11.1942 Çeta e Pezës e udhëhequr nga Kajo Karafili, Hero i Popullit, kreu aksionin kundër autokolonës italiane. Këshilli NÇ u ngrit në 10.8.1943. Kolektivizimi i bujqësisë përfundoi në v. 1958. Më 1961 fshati kaloi si sektor i NB «17 Nëntori». Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i qumështit, vreshtaria, pemëtaria, M. ka shkollë 8-vjeçare, shtëpi kulture, muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Marikaj


[cite]