MARINËZA
✤ Fshat në rrethin e Fierit (VL), në krahun e majtë të rrugës Fier-Berat. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Kuman (shih). Në mars 1943 këtu u formua çeta territoriale e përbashkët me Jagodinën. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Sot bën pjesë në koop. e Kumanit. Rriten drithërat e bukës dhe në blegtori mbahen kryesisht lopë për qumësht. Nga fundi i viteve 50 në M. u zbulua naftë dhe u hapën mjaft puse. M. u kthye në qendër banimi e naftëtarëve dhe është ngritur sektori i nxjerrjes së naftës. M. ka shkollë të mesme bujqësore, vatër kulture, muze, njësi tregtare e komunale. ■
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Marinëza
[cite]