MARKGRAF FRIDRIH


MARKGRAF FRIDRIH
✤ Botanist dhe fitogjeograf gjerman. Lindi më 1897. U mor me studimin e florës dhe të bimësisë së Shqipërisë. Në veprën Gjeografia e bimëve të Shqipërisë (Pflanzengeographie von Albanien, Stuttgart, 1932) trajtoi ndarjen e zonave fitoklimatike të Shqipërisë, lidhjet e florës shqiptare me vendet e tjera, gjenezën e ndarjeve floristike të Shqipërisë etj. Vepra shoqëroret me hartën e bimësisë me shkallë 1:400.000. Ka botuar edhe studime të tjera, si Gjeografia e bimëve të Shqipërisë së Mesme (Pflazengeographie von Mittelalbanien, 1927), Bimët e Shqipërisë më 1928 (Pflanzen aus Albanien 1928, Wien, 1931), si edhe mbi llojet e reja dhe endemizmat e Shqipërisë, të dhëna të reja mbi zonat e bimësisë etj.

(Xh. Q.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Markgraf Fridrih


[cite]