MARULJA
✤ (Lactuca sativa, L.). Bimë barishtore njëvjeçare e familjes kompozite (Compozitae) me gjethe pa bisht, të valëzuara ose të rrudhosura, me ngjyrë të gjelbër, të verdhë në të gjelbër ose të verdhë, me kërcell lulor të gjatë 1.2-1.5 m me degëzime të vogla të cila mbarojnë me lulesë të përbërë nga 10-22 lule të vogla të verdha dyseksore, që bën fara të vogla të zgjatura me majë, të bardha ose kafe. Në disa kultivarë gjethet mbështillen duke formuarkokëpaka shumë të ngjeshur me madhësi e trajta të ndryshme. M. është me prejardhje nga Azia e Mesdheut. Kultivohet kudo në botë për gjethet e saj të cilat përdoren të freskëta në sallatë. Ato përmbajnë provitaminën A, vitaminën C, 3-4% lëndë të thatë etj. Sot mbillen kryesisht kultivarët «Sallata kokë», «Aleias 78» etj.

(H.Ç.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Marulja


[cite]