MASHI ENGJËLL
✤ (1758-1821). Studiues arbëresh (Itali) i historisë dhe i kulturës popullore shqiptare. Mësimet fillore i kreu në kolegjin e Shën-Adrianit. Studimet për drejtësi i përfundoi në Napoli. Më 1807 botoi italisht veprën Fjalë mbi zanafillën, doket dhe gjendjen aktuale të kombit shqiptar ku vë në dukje autoktoninë e shqiptarëve dhe prejardhjen e tyre nga pellazgët, ngre lart luftën e shqiptarëve për liri dhe kërkon që arbëreshët e Italisë të njihen nga shteti si një kombësi e veçantë. Vepra ndikoi pozitivisht tek arbëreshët e Italisë dhe tek rilindësit shqiptarë. Botimi i parë i saj u përkthye frëngjisht nga gjeografi i njohur Maltebrun duke i bërë të njohur shqiptarët në botën e jashtme.
(K. X.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mashi Engjëll
[cite]