MBËSHTETJA NË FORCAT E VETA


MBËSHTETJA NË FORCAT E VETA
✤ Parim marksist-leninist me përmbajtje të thellë revolucionare, ligjësi e ndërtimit të socializmit, me veprim të përhers’nëm e të gjithanshëm që shtrihet në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore dhe i zbatueshëm për çdo vend që lufton për liri e pavarësi dhe ndërtimin e soeializmit. Buron nga roli vendimtar dhe përcaktues i faktorit të brendshëm si në luftën për fitoren e revolueionit e për marrjen e pushtetit, ashtu dhe në atë për ndërtimin e socializmit dhe mbrojtjen e atdheut. Vendosja e shtetit të diktaturës së proletariatit dhe krijimi i marrëdhënieve socialiste në prodhim janë kusht i domosdoshëm politiko-shoqëror për zbatimin e plotë të parimit të mbështetjes në forcat e veta. PPSH është udhëhequr kurdoherë nga ky parim si në Luftën ANÇ, ashtu edhe në ndërtimin socialist të vendit. Ajo e ka lidhur zbatimin e këtij parimi në mënyrë organike me sigurimin, ruajtjen dhe forclmin e pavarësisë politike dhë ekonomike të atdheut socialist, me krijimin e zhvillimin e pandalshëm të ekonomisë shumëdegëshe e të fuqishme, të kulturës soeialiste kombëtare; me përgatitjen e një mbrojtjeje tëpathyeshme etj. Në kushtet e RPS të Shqipërisë, PPSH zbatimin e këtij parimi e ka quajtur domosdoshmëri imperative për t’u bërë ballë me sukses bllokadave e rrethimit të armiqve imperialisto-revizionistë. RPS e Shqipërisë e nclërton socializmin krejtësisht me forcat e veta, duke shfrytëzuar në mënyrë të gjithanëshme hurimet e brendshme materiale, financiare dhe duke u mbështetur fuqimisht në energjitë krijuese, mendore e fizike të popullit të udhëhequr nga Partia. Ajo nuk merr kredi nga vende të huaja dhe nuk Iejon dhënien e koneesioneve e krijimin e shoqërive të përbashkëta ekonomike e financiare me monopoiet e vendet e ndryshme kapitaliste e revizioniste. PPSH ka hedhur poshtë dhe ka demaskuar pohimet e propagandës borgjeze e revizioniste që për të përligjur politikën e tyre ekspansioniste dhe metodat e shfrytëzimit kapitalist, shtrembërojnë .thelbin revolucionar të parimit të mbështetjes në forcat e veta duke e quajtur atë si «shkarje në pozitat e nacionalizmit të ngushtë», «largim nga pozitat e internacionalizmit proletar», «vetëizolim», «zhvillimi autarkik» etj. Në të njëjtën kohë, ajo e ka bërë të qartë se ndërtimin e sociaiizmit sipas parimit të mbështetjes në forcat e veta nuk e mendon si krijim të një ekonomie pa këmbime tregtare me vendet e tjera dhe nuk ka mohuar kurrë mendimin përparimtar botëror, arritjet e shkencës e të teknikës të vendeve të tjera. PP8H ka çmuar e çmon lrurdoherë përvojën e përparuar e revolucionare të të gjithë popujve.

(S. Ku.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbështetja Në Forcat E Veta


[cite]