MBLEDHJA E PËRFAQËSUESVE TË 81 PARTIVE KOMUNISTE E PUNËTORE


MBLEDHJA E PËRFAQËSUESVE TË 81 PARTIVE KOMUNISTE E PUNËTORE
✤ (1966). U mbajt nga 10.11.-1.I2.1960 në Moskë. U zhvillua në një gjendje tepër të ndërlikuar të lëvizjes komuniste ndërkombëtare si pasojë e përhapjes së revizionizmit modern dhe sidomos për shkak të veprimtarisë përçarëse antimarksiste të udhëheqjes sovjetike me Hrushovin në krye. Delegacioni i PPSH kryesohej nga Sekretari i Parë i saj, shoku Enver Hoxha. Në mbledhje delegacioni shqiptar, me gjithë presionet e kërcënimet e udhëheqjes revizioniste sovjetike, shprehu pa rezerva pikëpamjet revolucionare marksiste-leniniste të PPSH për problemet kryesore për të cilat kiship lindur mosmarrëveshje: për përcaktimin e karakterit të epokës sonë, qëndrimin ndaj imperializmit me atë amerikan në krye, qëndrimin ndaj luftës e paqes, çështjen e bashkëjetesës paqësore midis shteteve me sisteme të ndryshme shoqërore, çështjen e rrugëve të kalimit nga kapitalizmi në socializëm, qëndrimin ndaj Stalinit, qëndrimin ndaj revizionizmit jugosllav dhe për çështjen e unitetit të kampit socialist e ‘të lëvizjes ‘komuniste ndërkombëtare. Delegacioni i PPSH i bëri një kritikë të rreptë parimore udhëheqjes sovjetike, .qëndrimeve armiqësore të saj ndaj Shqipërisë socialiste. Asnjë parti tjetër nuk i bëri një mhrojtje kaq të guximshme marksizëm-leninizmit dhe një demaskim aq të mprehtë e parimor vijës e veprimtarisë antimarksiste të hrushovianëve sa PPSH. Ato kusli më shumë e kush më pak, në këtë kohë ishin prekur nga revizionizmi. Kundër grupit të Hrushovit u shpreh edhe delegacioni kinez, por jo nga pozita luftarake sulmuese, por nga pozita pritëse, pajtuese, oportuniste. Fjala e shokut Enver Hoxha e shkatërroi taktikën e Hrushovit për të mbuluar kontradiktat e thella në lëvizjen komuniste ndërkombëtare dhe për të shmangur kritikat e demaskimin e vijës së tij revizioniste. Kritika parimore e delegacionit shqiptar i dha zjarr polemikës. Delegacionet e partive të ndryshme u detyruan të shprehnin qëndrimin e vet për problemet në aiskutim. Mbledhja miratoi Deklaratën . e përbashkët, në të cilën, në përgjithësi, u mishëruan parimet revolucionare të marksizëm-leninizmit. Për këtë ndikim të madh pati lufta e deiegacionit shqiptar. Orvatja e hrushovianëve për t’i imponuar me një dokument zyrtar lëvizjes komuniste ndërkombëtare vijën revizioniste pësoi disfatë. Mbledhja e Moskës shënon fillimin e polemikës së madhe rnidis PPSH e marksistë-leninistëve të vërtetë dhe revizionizmit hrushovian e pasuesve të tij.

(S. Pi.) Mbleta» (1922). Revistë e përmuajshme shoqërore e kulturore e ilustruar. Organ i shoqërisë së grave të Korçës «Përlindja». Numri i parë doli në janar 1922, vijoi edhe më 1923. E drejtonte Evdhoksia Gërmenji. Në rubrikën shoqërore trajtoi probleme, që lidheshin me rolin e gruas në familje, mbajti qëndrim kritik ndaj zakoneve prapanike për martesën, prikën etj.

(D. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbledhja E Përfaqësuesve Të 81 Partive Komuniste E Punëtore


[cite]