MBLEDHJA E PËRFAQËSUESVE TË GRUPEVE KRYESORE KOMUNISTE PËR THEMELIMIN E PKSH


MBLEDHJA E PËRFAQËSUESVE TË GRUPEVE KRYESORE KOMUNISTE PËR THEMELIMIN E PKSH
✤ (1941). Ngjarja më e madhe në Mstorinë e lëvizjes komuniste në Shqipëri, që shënoi një kthesë vendimtare edhe në historinë e popullit shqiptar. Zhvilloi punimet nga 8-14 nëntor 1941 në Tiranë. Në të morën pjesë përfaqësues të Grnpit të Korçës, Grupit të Shkoarës dhe Grupit të «Të rinjve», gjithsej 15 veta. Ndër ta ishin Enver Hoxha, Qemal Stafa, Vasil Shanto, Pilo Peristeri, Ramadan Çitaku etj. Qysh ditën e parë, më 8 nëntor u mor vendimi historik për shkrirjen e grupeve dhe formimin e PKSH. Shoku Enver Hoxha në emër të Grupit Komunist të Korçës parashtroi propozimin për themelimin e PKSH si një domosdoshmëri objektive dhe që e vinte në rendin e ditës momenti historik që kalonte vendi ynë. Situatat kërkonin formimin e Partisë Komuniste si frymëzuese, organizatore dhe udhëheqëse e Luftës Nacionalçlirimtare dhe e luftës për një Shqipëri demokratike e popullore. Shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në mbledhje u shpreh vendosmërisht për t’i dhënë fund përçarjes në lëvizjen komuniste dhe për të themeluar PKSH mbi hazat e marksizëm-leninizmit, me unitet të shëndoshë e me vijë politike revolucionare. Anastas Lulo e Sadik Premte, krerët e Grupit të «Të rinjve» u munduan me çdo kusht të pengonin arritjen e këtij qëllimi kryesor. Nën presionin e lëvizjes komuniste nga poshtë, ata nuk mund të dilnin kundër mbledhjes themeluese, por u munduan ta sabotonin atë duke paraqitur aty pikëpamjet e tyre trockiste që përhapnin në grup, si «s’kemi proletariat», «duhet më parë të -përgatitim kuadrot», «fshatarësia është konservatore e reaksionare», «kotësia për t’u mbështetur në përkrahjen e BS» etj. Me anë të tezave trockiste ata kërkonin_jtë provonin se gjoja formimi i një partie komuniste në Shqipëri ishte i pamundur ose në rast se do të krijohej, ajo do të mbetej formale. Kundër pikëpamjeve disfatiste e kapitulluese të A, Lulos e S. Premtes në Mbledhje u zhvillua një luftë parimore, që e udhëhoqi shoku Enver Hoxha, i mbështetur nga Qemal Stafa, Vasil Shanto e pjesëmarrësit e tjerë të mbledhjes. Kjo luftë jo vetëm i çoi trockistët në disfatë, por ndihmoi për marrjen njëzëri të vendimit për themelimin e PKSH. A. Lulo e S. Premte formalisht pranuan formimin e PKSH dhe sa për sy e faqe dhanë fjalën se do të zbatonin vendimet e Mbledhjes. Mbi bazën e Partisë së formuar, në frymën e kritikës dhe autokritikës bolshevike, Mbledhja bëri bilancin e lëvizjes komuniste, analizoi anët pozitive dhe dobësitë e saj dhe përcaktoi bazat ideologiike, organizative dhe yijën , politike të PKSH. Në themel të Partisë u vunë ideologjia marksiste-leniniste, parimet e normat proletare të jetës së brendshme dhe të udhëheqjes së Partisë, si centralizmi demokratik, disiplina e hekurt dhe e ndërgjegjshme, kritika dhe autokritika parimore, konspiracioni, lidhja me maaat etj. Mbledhja e parë e Partisë rniratoi programin luftarak për çlirimin e vendit dhe vendosjen e një qeverie demokratike popullore, me anën e mobilizimit të të gjitha forcave patriotike e revolucionare në Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar, që do të kishte si shtyllë kurrizore aleancën e klasës punëtore me fshatarësinë, nën udhëheqjen e klasës punëtore e të Partisë së saj dhe në rrugën e luftës së armatosur kundër pushtuesit e tradhtarëve të vendit. Në fund të Mbledhjes u zgjodh Komiteti Qendror i Përkohshëm (shih) i përbërë prej 7 anëtarësh, për drejtimin e të eilit u ngarkua shoku Enver Hoxha. Sipas një marrëveshjeje paraprake në këtë komitet nuk u zgjodh asnjë nga kryetarët e grupeve. Mhledhja historike e grupeve komuniste themeloi PKSH si parti revolueionare e tipit të ri, marksiste-leniniste, parti e klasës punëtore, duke shënuar kështu fitoren e marksizëm-leninizmit mhi trockizmin e oportunizmin në lëvizjen punëtore e komuniste në Shqipëri, si dhe kthesën vendimtare në historinë shumëshekullore të popullit shqiptar.

(R. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbledhja E Përfaqësuesve Të Grupeve Kryesore Komuniste Për Themelimin E Pksh


[cite]