Mbretëria e Qiejve

Mbretëria e Qiejve

Mbretëria e Qiejve është ardhja e Shpirtit të Shenjtë në zemrat tona. Zoti dhe Shpëtimtari ynë Jisu Krishti e ka thënë qartë: “Mbretëria e Perëndisë ndodhet brenda jush” (Luka 17, 21). Me këtë na jep të kuptojmë se kur njeriu e lejon Shpirtin e Shenjtë të banojë brenda tij, pastrohet nga pasionet dhe gjen udhën e vërtetë, e cila do ta shpjerë drejt Perëndisë. Gjithashtu në lutjen drejtuar Shpirtit të Shenjtë “O mbret Qiellor” themi:” Eja dhe qëndro në zemrën tonë dhe pastrona nga çdo mëkat dhe shpëto shpirtrat tanë”. Epiqendra e përmbajtjes së Ungjillit të Shenjtë është Mbretëria e Qiejve. Me predikimin e Mbretërisë e filloi Jezusi predikimin e Tij pas pagëzimit dhe ngasjeve. Në ungjill thuhet: “Pendohuni sepse u afruan ditët kur do të vijë mbi tokë Mbretëria e Qiejve” (Mateu 4, 17). Për të hyrë në mbretërinë e re duhet të pendohemi, duke lënë pas jetën tonë mëkatare dhe të ndryshojmë rrugë.

Burimi:
• Andrea Llukani (Enciklopedia e Krishterë Ortodokse)

Besimi — Ortodoks

[cite]