MBROJTJA KOMBËTARE


MBROJTJA KOMBËTARE
✤ (1920). Gazetë e përjavshme politike, shoqërore, letrare, organ i Komitetit «Mbrojtja kombëtare» (shih) që udhëhoqi luftën e Vlorës kundër pushtuesve italianë më 1920. Numri i parë doli më 14.10.1920, vijoi 12 nr. deri më 1923. Luftoi për mbrojtjen e lirisë, të pavarësisë e të tërësisë tokësore të vendit, propagandoi idenë e bashkimit të popullit shqiptar rreth qeverisë kombëtare të dalë nga Kongresi i Lushnjës.

(P. M.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mbrojtja Kombëtare


[cite]