MBROJTJA SHKOLLORE
✤ Shoqëri patriotike e themeluar më 1919 nga Halim Xheloja (shih) aë bashkëpunim me mësues e patriotë të rrethit të Vlorës. Ishte vazhdim i organizatës së arsimtarëve vlonjatë. Qendrën e kishte në fshatin Brataj. Ushtroi ndikim të fuqishëm në përgatitjen morale e politike të brezit të ri dhe në mobilizimin e tij në kryengritjen kundër pushtimit italian të Vlorës. Në gjirin e saj u aktivizuan edhe elementë patriotë nga Gjirokastra, Tepelena, Kurveleshi etj.
(Sh. O.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mbrojtja Shkollore
[cite]