MBULESAT TEKTONIKE
✤ Njësi shkëmbinjsh aloktonë, me trashësi deri në disa kilometra, ië zhvendosur gjatë një sipërfaqeje pothuajse horizontale, në disa raste deri në dhjetëra e madje deri në qindra kilometra. Janë të zhvilluara sidomos në trevën e rrudhosur alpine mesdhetare. Në Albanidet (shih) janë vërtetuar disa M. T. Më të njohura janë M. T. e Zonës së Korabit, ku vërehet vendosja aloktone e shkëmbinjve paleozoikë mbi flishin eocenik (pranë Peshkopisë) ose e gëlqerorëve kretakë mbi po këtë flish (pranë Maqellarës). M. T. të tjera të njohura janë ato të buzës P të Zonës së Mirditës, sidomos pranë Leskovikut, në malësinë e Gramozit etj., si dhe fë Zonës së Krastë-Cukalit, sidomos ndërmjet Lezhës e Milotit, pranë Leskovikut etj. M. T. me zhvendosje më të vogla vërehen edhe në Zonën e Krujës e në Zonën Jonike. (V. Me.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mbulesat Tektonike
[cite]