MEDEONI
✤ Qytet i fortifikuar ilir i labeatëve. pranë Medunit të sotëm në Malin e Zi. Ështëthemeluar në fund të shek. IV p.e.r. Përmendet për herë të parë nga Livi lidhur me Luftën III iliro-romake. Muret mbrojtëse janë ndërtuar me blloqe gurësh drejtkëndësh dhe nganjëherë poligonalë, të përforcuar me kulla prej të cilave ruhen sot vetëm dy. Pas rënies së Shkodrës më 168 p.e.r. në duart e romakëve, në M. u strehua familja e Gentit (shih), ku u zu rob nga romakët.

(Gj.K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Medeoni


[cite]