MEGALI IDEA
✤ (Ideja e madhe). Platformëpolitike e qarqeve shoviniste greke që synonte,. duke filluar prej fundit të shek. XVIII, krijimin e një shteti të madh grek në kufijtë e Perandorisë Bizantine ku do të përfshiheshin edhe troje të banuara nga popullsi të tjera ballkanike(shqiptarë, maqedonas, bullgarë etj). Si platformë politike shtetërore M. I. u ngrit në Asamblenë Kombëtare të Greqisë (1844), kur kryeministri J. Koleti e shpalli atë themel të ekzistencës politike të Greqisë. Gjatë shek. XIX dhe në fillim të shek. XX nga M. ‘ I. u frymëzuan qarqet drejtuese të Athinës në marrëdhëniet ndërkombëtare duke mbajtur qëndrim agresiv ndaj popujve fqinjë të Ballkanit. Ata synonin të përfshinin në shtetin. grek një pjesë të mirë të tokave shqiptare. Në fillim të shek. XX shovinistët grekë u orvatën ta realizonin M. I. në Shqipëri nëpërmjet të ashtuquajturit Vorio-Epir, domethënë aneksimit të krahinave të Korcës dhe të Gjirokastrës.
(F. Li.):
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Megali Idea
[cite]