MENKULASI


MENKULASI
✤ Fshat në rrethin e Korçës, në fushën e Devollit të Sipërm,. Bën pjesë në fshatin e bashkuar Fitore (shih). M. ka tradita patriotike revolucionare. Aty ka qëndruar çeta e Çerçiz Topullit dhe e Mihal Gramenos. Ka qenë bazë e rëndësishme e Luftës ANÇ dhe shumë fshatarë dolën partizanë. Ka qenë strehë për çetën e Moravës dhe Bat. «Fuat Babani». Këshiili NÇ u formua në tetor 1942. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1948. Më 1970 M. e vizitoi sh. Hysni Kapo. Bën pjesë në koop. e bashkuar të Fitores. Drejtimi kryesor i ekonomisë është prodhimi i drithërave të bukës, panxharsheqerit, patateve dhe rritja e lopëve. M. ka shkollë 8-vjeçare, hidrocentral, shtëpi-muze, qendër shëndetësore, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Menkulasi


[cite]