METALIMPORT


METALIMPORT
✤ Ndërmarrje e tregtisë së jashtme, me qendër në Tiranë. Merret me importimin kryesisht të mallrave prej metali, si çeliqe, llamarinë, tuba, prokate të ndryshme etj. Në veprimtarinë e saj futet edhe importimi i disa •artikujve jometalikë si materiale refraktare, qymyre të koksifikueshme, vajra lubrifikante. Është person juridik dhe vepron në bazë të detyrave të planit të shtetit. Hyn në marrëdhënie si me porositësit e brendshëm, ashtu edhe me shitësit e huaj.

(Se. Be.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Metalimport


[cite]