MIÇANI
✤ Fshat në rrethin e Përmetit (VL), rrëzë malit të Miçanit. Qendër e fshatit të bashkuar që përfshin edhe fshatin Vërçisht—Gostromickë, popullsia gjithsej 782 banorë. M. është fshat i lashtë. Përmendet në burimet e shkruara që në shek. XV. Këshilli NÇ u ngrit më 1943. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1957. Ka drejtim kryesor rritjen e drithërave dhe të bagëtive të imëta. Treva është e pasur me bimë mjekësore. M. ka shkollë 8-vjeçare, muze, shtëpi kulture, qendër shëndetësore, njësi tregtare e konranale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miçani


[cite]