MICOLLI FEJZI


MICOLLI FEJZI
✤ (1919-1945). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, luftëtar trim e i vendosur për mbroitjen e pushtetit popullor, Hero i Popullit. Lindi në fshatin Bolenë të rrethit të Vlorës në një familje të varfër e patriote. Njohu që në moshë të re vështirësitë e_ jetës, punoi si punëto”r në Kuçovë (sot Qyteti Stalin). Mori pjesë në veprimtarinë antifashiste në rrehin e Vlorës, ishte pjesëtar i njësiteve guerile. Anëtar i PKSH në fillim të vitit 1943. Zëvëndëskomandant i çetës Plakë të Vlorës e më pas komandant batalioni në Brigadën I S (1843), u dailua për trimëri e guxim në përpjekje me armiqtë, sidomos gjatë luftës për çlirimin e Tiranës. Ra heroikisht në ndeshje me bandat kriminele te Ura e Tamarës, në ma.lësinë e Kelmendit (Shkodër), më 15.1.1945.

(F. La.-K. P.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Micolli Fejzi


[cite]