MINIERA E BAKRIT E GJEGJANIT


MINIERA E BAKRIT E GJEGJANIT
✤ Miniera më e rëndësishme e bakrit në Shqipëri, pranë Kukësit, që jep sasi të madhe prodhimi dhe me cilësi të lartë, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». Vendburimi është nga më të mëdhenjtë e vendit. Trupi i madh i xeherorit të bakrit me pamje shtresore përfshihet në formacionin efuzivo-sedimentar jurasik. Vendburimi u diktua nga një gjurmues popullor më 1954. Punimet e kërkimit dhe zbulimit u kryen në vitet 50. Miniera u hap më 1962 dhe filloi nxjerrja e xeherorit. Prodhimi u rrit me ritme të larta duke arritur më 1982 10 herë më shumë se më 1962. Xeherori nxirret me punime nëntokësore dhe që qiell të hapur. Nxjerrja sipërfaqësore është e ifiekanizuar dhe përdoren makineri të rënda. Edhe nxjerrja nëntokësore e xeherorit është kryesisht e mekanizuar. Për të është përdorur në fillim sistemi i shfrytëzimit me shembje nënkati, ndërsa më vonë u kalua në shfrytëzim me shembje shtresore, për uljen e humbjeve dhe mënjanimin e varfërimit të mineralit.

(F. K.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miniera E Bakrit E Gjegjanit


[cite]