MINIERA E QYMYRGURIT E MEMALIAJT


MINIERA E QYMYRGURIT E MEMALIAJT
✤ Një ndër minierat më të mëdha të qymyrgurit në Shqipëri, në rrethin e Tepelenës, ndërmarrje «Hero i Punës Socialiste». Jep qymyrguri me fuqi kalorifike 25,2-27,3 MJ/kg (6000-6500 Kk/kg). Pellgu qymyrmbajtës është një sinklinal i mbushur nga molasa miocenike, i koklavitur nga një rrudhosje e rendit të dytë d’ne nga shkëputje tektonike. Shtresnaja qymyrmbajtëse me rënie në P, përbëhet nga deltina e ranorë me shiresa qymyrguri. Punimet e para të shfrytëzimit janë bërë nga ushtria pushtuese italiane gjatë Luftës I Botërore, duke nxjerrë rreth 8000 t qymyrguri. Gjatë regjimit zogist nuk u bënë punime kërkimi e ‘ shfrytëzimi. Punimet rifilluan nga shoqëria kapitaliste koncesionare italiane ACAI gjatë viteve të pushtimit fashist. Më 1946 filloi rimëkëmbja e galerive dhe e instalimeve që ishin shkatërruar nga pushtuesit. Me vendim të Këshillit të Ministrave më 1949 u organizua si ndërmarrje e veçantë, ndërsa më 1950 filluan studimet gjeologjike për zgjerimin e pellgut qymyrmbajtës dhe shtimin e rezervave të qymyrgurit. Shfrytëzimi i qymyrgurit në vifet s para u bë me punime horizontale, me traverbankë e galeri shtresore, ndërsa më vonë shfrytëzimi në thellësi u bë me punime të pjerrëta dhe me puse vertikale. Përdoret sistemi
(H. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miniera E Qymyrgurit E Memaliajt


[cite]