MINIERA E SERËS E SELENICËS


MINIERA E SERËS E SELENICËS
✤ Miniera e vetme e këtij lloji në Shqipëri, në rrethin e Vlorës dhe një nga të rrallat në botë. Nxjerr bitum natyror të cilësisë së lartë si dhe qymyr bituminoz (skërkallë) me fuqi kalorifike që arrin 25,2-29,4 MJ/kg (6000-7000 kk/kg). , Vendburimi është monoklinal pliocenik që shtrihet me tejvajtje mbi gëlqerorët kretako-eocenikë. Është formuar nga nafta që gjatë migrimit nga poshtë-lart ngopi ranorët pliocenikë, pësoi ndryshime dhe formoi trupat e shumtë të bitumit natyror me trajta dhe përmasa të ndryshme. Skërkalla ndodhet në trajtë shtresash e thjerrëzash me rënie të butë. Bitumi i Selenicës ka qenë i njohur dhe është shfrytëzuar që para erës sonë. Aristoteli, Straboni etj. kanë shkruar për Selenieën dhe për bitumin e saj që eksportohej në vende të ndryshme të pellgut të Mesdheut. Si fillim i nxjerrjes së bitumit me punime minerare nëntokësore në kohën ë rq njihet viti 1835. E kanë shfrytëzuar shoqëritë e huaja turke, angleze, franceze (1875) e italiane (1918). Nxjerrja më intensive është bërë prej shoqërisë koncesionare italiane SIMSA, e cila deri më 1944 ka marrë 420.000 t bitum të pastër. Çlirimi i vendit e gjeti minierën të shkatërruar e të papërdorshme. Në dhjetor 1944 ajo u shtetëzua clhe më 1945 u vu përsëri në shfrytëzim. Në vitet e Pushtetit Popullor janë intensifikuar punimet e kërkimit dhe të shfrytëzimit. Kundrejt vitit 1938 nxjerrja e mineralit më 1982 është rritur mbi 5 herë. Hapja e minierës në fillim është bërë me punime horizontale, kurse më vonë edhe me punime të pjerrëta dhe vertikale. Bitumi shkrihet e derdhet në forma të gatshme për përdorim, kurse qymyri bituminoz pas pasurimit përdoret për prodhimin e kokut për metalurgjinë me ngjyra.

(S. G.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Miniera E Serës E Selenicës


[cite]