MIO SOKRAT
✤ Regjisor teatri, Artist i Merituar. Lindi në Korçë më 1902, më 1934 mbaroi studimet për regjisor në Akademinë dramatike-muzikore të Parisit. Më 1935 si regjisor i shoqërisë «Vllaznia» në Shkodër dhe me nxënësit e gjimnazit vuri në skenë «Vilhelm Telin» e F. Shilerit, që u ndalua nga autoritetet e regjimit të A. Zogut. Me shoqërinë jashtëshkoilore «Rinia korçares në Korçë vuri në skenë më 1937 dramën e H. Ibsenit «Armiku i popul!it», shfaqja e së cilës u shndërrua në manifestim kundër regjimit të kohës. Dha ndihmesë për teatrin amator, duke e çuar atë në rrugën e interpretimit realist. Gjatë Luftës ANÇ e nisi veprimtarinë në teatrin partizan më 1944 me krijimin e grupit koral-teatror në Lavdar, me të cilin vuri në skenë «Epopenë e Ballit Kombëtar» të Sh. Musarajt dhe komedinë e A. Z.Çajupit «14 vjeç dhëndër». Ato u shfaqën në Berat gjatë punimeve të Këshillit të Përgjithshëm ANÇ. Në vitet e para pas Çlirimit punoi në Teatrin Popullor dhe nga v. 1950 në teatrin profesionist të Korçës. Ka vënë në skenë një varg veprash të njohura të dramaturgjisë botërore (të Molierit, N. Gogolit, K. Goldonit, B.Xhonsonit etj.), dramatizime nga letërsia shqiptare e së kaluarës (M. Grameno, F. Postoli) dhe veprat e reja të autorëve shqiptarë (K. Jakova, S. Çomora etj,). Me punën e tij dha ndihmesë për ngritjen e nivelit ideoartistik të teatrit shqiptar.
(K. V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mio Sokrat
[cite]