MINXERA E QYMYRGURIT E VALIASIT
✤ Një nga minierat më të mëdha të qymyrgurit në Shqipëri dhe nga më të mekanizuarat. Shfrytëzon një pjesë të pellgut qymyrguror të Tiranës, që shtrihet në Ultësirën e Tiranës, të mbushur nga molasa miocenike. Shtresnaja qymyrmbajtëse deltino-ranore, me pjerrësi të vogël, përmban një varg shtresash qymyrguri, mjaft nga të cilat kanë rëndësi industriale, Qymyrguri ka fuqi kalorifike 14,7-18,9 MJ/kg (3500-4500 kk/kg). Hapja e minierës është bërë me puse vertikale dhe me traverbankë të brendshëm. Puset kryesore shërbejnë për tërë proceset e nxjerrjes së qymyrgurit, për lëvizjen e njerëzve etj. dhe transporti në to bëhet me skip dhe kafazë. Pjesët e veçanta të fushës minerare shfrytëzohen me drejtim nga kufiri i tyre drejt qendrës, duke përballuar kështu më lehtë presionet minerare që janë të mëdha. Ajrimi bëhet me thithje. Punimei kryesore janë të betonuara, kurse punimet përgatitore mbahen me armatura metalike. Përdorei sistemi i shfrytëzimit me ballë të plotë në drejtim të shtrirjes. Rrëzimi i qymyrgurit bëhet me kombajna, kurse hapësira e punës mbahet me armaturë hidraulike. Transporti nëpër galeritë e ballii të punës dhe nëpër traverbankë bëhet përkatësisht me transportierë dhe me elektrotërheqës, Pranë puseve kryesore janë ngritur fabrika e pasurimit dhe ndërtimet teknologjike e social-kulturore. Më 1984 prodhimi i qymyrgurit ishte rritur 3,8 herë kundrejt vitit 1979.
(S. G.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Minxera E Qymyrgurit E Valiasit
[cite]