MISHNGRËNËSIT
✤ (Carnivora). Kafshë gjitare kryesisht të egra, që ushqehen me gjah dhe që kanë dhëmbë të qezër të zhvilluar mirë dhe dhëmballë me 4 gunga prerëse, që veprojnë si gërshërë. M. kanë përmasa të ndryshme që nga nusja e lalës gjer te ariu e janë të pajisur me kthetra. Përfaqësues të këtij grupi janë të përhapur në të gjitha kontinentet. Në Shqipëri jetojnë shumë lloje M., që u përkasin familjes Canidae (qeni, ujku etj.), Ursidae (ariu i murrmë), Mustelidae (nusja e lalës, lundërza etj.), Feiidae (macja e egër etj.). Disa si shqarthi, zardafi etj. ‘kanë gëzof të mirë që përdoret në ind. e lëkurëve; të tjerë si nuse e lalës, qelbësi, dhelpra etj. zhdukin brejtësit, por ka edhe të dëmshëm si ujku etj. Macja e egër, riqebulli dhe ariu që janë rralluar, mbrohen me ligj. (I. Ze—L. GJ.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mishngrënësit
[cite]