MITOLOGJIA POPULLORE


MITOLOGJIA POPULLORE
✤ Tërësia e miteve dhe e gojëdhënave popullore me zanafillë nga koha e lashtë. Tregimet fantastike mitike pasqyrojnë eiementet kulturore të periudhave të ndryshme të bashkësisë primitive dhe e kanë burimin në kushtet e një niveli tepër të ulët të zhvillimit të forcave prodhuese e të njohjes në lashtësi e, si rrjedhojë, pasqyrojnë dhe pafuqishmërinë e njeriut para natyrës. Mitologjia që përfshihet si pjesë e çdo feje i shërben dogmës së saj si botëkuptim reaksionar. Mitet që e vijojnë jetën si pjesë e kulturës popullore ruajnë dëshirat dhe përpjekjet e hershme të njeriut për të sunduar natyrën, gjurmë të ndryshimeve historike-shoqërore etj. dhe i shërbejnë gjithashtu si bazë folklorit. M. P. shqiptare pasqyron rrugën e zhvillimit etnokulturor të populllt ndër shekuj/ E ka burimin te mitologjia ilire, duke pasqyruar dhe marrjet e dhëniet e ilirëve me popujt fqinjë të lashtësisë. Ajo ka arritur në ditët tona e shkrirë në krijimtarinë popullore: në folklorin, artin e zbatuar dhe bësimet popullore, pra e copëzuar dhe e shndërruar. Kulti totemik i gjarprit te ilirët është ruajtur dhe në M. P. shqiptare. Me kultin e të parëve janë lidhur mitet që flasin për vitoren, për hijet e shpirtrave të vatrës, për nënën e vatrës, për kuçedrën e draguan, orën e kështu me radhë. Vëllezërit Dioskurë të lashtësisë indoevropiane na jepen në një tip të veçantë te figurat e Mujit e të Halilit të ciklit të kreshnikëve. Ndër mitet që lidhen me natyrën e kafshët e egra, spikat figura e zanës me atributet e saj: dhia e egër, drenusha, zogu, dokumentuar dukshëm te ilirët e ndër shqiptarët. Një vend të gjerë zenë mitet që lidhen me prodhimin e mirëqenien, me bujqësinë e blegtorinë, me kultin e tokës e të trupave qiellorë. Dielli si simbol i jetës, i shëndetit, i mirëqenies e prodhimit del dendur në mite. Mjaft mite lidhen me ritet vjetore të prodhimit bujqësor e blegtoral. M. P. shqiptare paraqet tiparet ngulësore, autoktone të popullit tonë, është pjesë e pasurisë së tij kulturore të lashtë, me tiparet e veçanta etnike. Me studimin e saj janë marrë Alfred Uçi, Mark Tirta, Jani Nushi etj.

(M.Ti.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mitologjia Popullore


[cite]