MJESHTRI


MJESHTRI
✤ (Ustai). Zejtari i përgatitur nga ana profesionale, dhe sipas sistemit të esnafeve, i shpallur i aftë të gëzonte të drejtën për të pasur punishten e vet dhe për të pajtuar kallfë, çirakë e punëtorë mëditës. Merrte pjesë në mbledhjet e esnafit, në ceremonitë e dhënies së testireve (diplomave). Pozita shoqërore e M. ishte e dyfishtë, nga njëra anë ai shfrytëzonte krahë të tjera të punës, nga ana /tjetër, vetë pësonte shfrytëzimin prej hierarkisëj feudale, sepse duhet t’i nënshtrohej një vargu detyrimesh shtetërore, korporative, shoqërore dhe fetare. M. duhej të paguante çdo vit taksën përkatëse të anëtarësisë në esnaf, t’u bindej rregullave të hekurta që lidheshin me organizimin e esnafeve dhe disiplinonin prodhimin, shitjen e mallrave etj.

(Z. Sh.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mjeshtri


[cite]