MOBILIZIMI USHTARAK
✤ Kalimi i planifikuar dhe i organizuar i FA, i degëve të ekonomisë, institucioneve shtetërore e shoqërore nga gjendja e kohës së paqes në atë të luftës dhe vendosja e tyre në gjendje gatishmërie për zhvillimin e luftës popullore (shih). Kryerja me sukses e M. U. ka rëndësi strategjike për mbrojtjen e vendit dhe përbën një kusht të dorës së parë për fitoren mbi armikun. Planëzimi dhe përgatitja për kryerjen e M. U. bëhet që në kohë paqeje, kurse vetë M. U. realizohet në prag të luftës ose me fillimin e saj. Sipas sasisë së forcave e të mjeteve që organizohen, M. U. mund të jetë i përgjithshëm dhe i pjesshëm, kurse sipas mënyrës së lajmërimit mund të jetë i hapur ose i fshehtë. Në kohë paqeje kryhet mobilizim për provë gatishmërie. Në RPSSH M. U. e shpall Kuvendin Popullor dhe, në pamundësi të mbledhjes së tij, Presidiumi i Kuvendit Popullor. Në RPSSH ngritja e Shkollave të lira ushtarake (shih) dhe kujdesi i përhershëm i PPSH dhe i shokut Enver Hoxha e kanë ngritur M. U. në shkallën më të lartë për t’iu përgjigjur me gatishmëri të plotë në çdo kohë e rrethanë detyrës së mbrojtjes së atdheut socialist.
(P. R.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Mobilizimi Ushtarak
[cite]