MOISIU ALEKSANDËR
✤ (1879-1835). Aktor i madh botëror me prejardhje shqiptare, Artist i Popullit (pas vdekjes). Lindi në Kavajë. Rridhte nga familja shqiptare e Moisive, e eila për arsye ekonomike emigroi në Trieste. Shkollën e mesme e mbaroi në qytetin e Gracit (Austri) më 1898. Me vdekjen e babait familja u vendos në Vjenë. Për një kohë të shkurtër A. M. ndoqi Konservatorin e Vjenës, por për arsye ekonomike u detyrua të punojë si duartrokitës në Opera dhe si figurant në Burgteatër. Krijimtarinë teatrale A. M. e nisi në 1899 në skënën e Burgteatrit. Më 1903 debutoi me sukses në Teatrin gjerman të Pragës, më 1904 në Berlin në teatrin «Skena Popullore». Më 1905 e mori në teatrin e tij regjisori i njohur Maks Rainhard duke i dhënë mundësinë që të vlerësohej si aktor në rolet e Osvaldit, Pozës, Hamletit etj. Vetëm rolin e Fedjas nga drama «Kufoma e gjallë» të L. Toistoit, e interpretoi 1200 herë. Gjatë Luftës I Botërore u zu rob nga francezët, por me ndërhyrjen e bashkatdhetarit Viktor Eftimiu në Bukuresht u lirua. Më 1917 mori një certifikatë, ku dëshmohej kombësia e tij shqiptare. Më 1921 pranoi ftesën e Viktor Eftimiut për të dhënë shfaqje në Rumani. Si artist demokrat e popullor dha shfaqje për punëtorët gjermanë dhe më 1921 paraqiti planin për krijimin e një teatri të ri proletar. Më 1924 vizitoi BS, përshëndeti fitoren e Revolucionit të Madh të Tetorit dhe shfaqjet e tij në Moskë dhe Leningrad u pritën me entuziazëm. Pas vitit 1928 shkoi për turne në qytetet kryesore të Amerikës së Veriut dhe të Jugut. Më 28 nëntor 1930 mori pjesë dhe u prit ngrohtësisht në një darkë të dhënë nga studentët shqiptarë të Vjenës. Për shkak të persekutimeve naziste, më 1932 A. M. u largua nga Gjermania dhe u vendos në Zvicër. Po këtë vit ai triumfon nëpër skenat e Evropës në shfaqjen jubilare «Fausti» të Gëtes. Më 1933 plotësoi pranë ambasadës në Vjenë dokumentet për të marrë shtetësinë shqiptare, e cila iu dha në prill 1934. Vdiq para kohe në kulmin e krijimtarisë së tij skenike në Vjenë. Në ceremoninë e varrimit artisti përparimtar A. Baserman hodhi mbi trupin e Moisiut unazën tradicionale të aktorit Infland, si shenjë vlerësimi që u bëhej artistëve më të mëdhenj. U varros në Lugano të Zvicrës. Me art realist të nivelit të lartë mishëroi role kryesore në kryeveprat e teatrit klasik dhe të kohëve të reja. Në historinë e artit skenik botëror, A. M. spikati sidomos për interpretimin e tij origjinal, temperamentin e fuqishëm, thellimin filozofik, lirizmin dhe bukurinë poetike të personazheve. Mbresa la edhe me zërin e tij me forcë të veçantë. A. M. interpretoi edhe role të ndryshme në një sërë filmash artistikë pa zë dhe folës. Në Shqipëri, emrin e aktorit e mbajnë Pallati i Kulturës dhe teatri dramatik i Durrësit, shkolla, rrugë etj. (B. Ko.) MGISIU Spiro (1900-1980). Luftëtar antifashist, një nga drejtuesit kryesorë të Ushtrisë NÇ. Lindi në Kavajë më 5.5.1900 në një familje të dëgjuar për ndjenja përparimtare e patriotike. Mori pjesë në qëndresën e armatosur të popullit kundër pushtuesve fashistë italianë në Shëngjin e në Shkodër së bashku me ushtarët e batalionit që komandonte. Gjatë luftës italo-greke kundërshtoi të merrte pjesë në veprimet luftarake, për këtë u arrestua e u mbajt në gjendje çarmatimi me gjithë efektivin e batalionit «Tomorri» që komandonte, pastaj u internua në kampin e përqendrimit në Shijak (1940-1941). Pas themelimit të PKSH u hodh në veprimtari antifashiste revolucionare në qytetin e Lushnjës , ku u zgjodh dhe kryetar i KANÇ të qytetit. Më pas u radhit në çetën e në BP «Myzeqeja» (1943). Për aftësitë ushtarake e vendosmërinë e tij Këshilli i Përgjithshëm ANÇ e zgjodhi Komandant të Shtabit të Përgjithshëm të UNÇ . Në Kongresin e Përmetit u zgjodh anëtar i Shtatmadhorisë së UNÇ (1944). Anëtar i PKSH në vitin 1943. Pas Çlirimit ka mbajtur detyra të rëndësishme në Ministrinë e Mbrojtjes Popullope dhe për shumë vjet ka drejtuar Shoqatën në ndfhmë të Ushtrisë e të Mbrojtjes (SHNUM)7 (shih). Deputet në Kuvendin Popullor gjatë gjithë legjislaturave.
(M. I.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Moisiu Aleksandër
[cite]