MONOPOLI I TREGTISË SË JASHTME


MONOPOLI I TREGTISË SË JASHTME
✤ E drejtë ekskluzive e shtetit për të drejtuar, organizuar dhe zhvilluar në mënyrë të përqendruar gjithë veprimtarinë në fushën e tregtisë së jashtme me anën e organeve të tij të specializuara. Vendosja e monopolit shtetëror mbi tregtinë e jashtme i mbyll rrugën depërtimit të kapitalit të huaj, ruan tregun e brendshëm nga çrregullimet dhe pasojat shkatërrimtare që sjellin me vete dukuritë e ekonomisë botërore kapitaliste, borgjeze e revizioniste. Në RPS të Shqipërisë monopoli shtetëror mbi tregtinë e jashtme u vendos menjëherë pas Çlirimit dhe u sanksionua me Kushtetutën e RPSH të vitit 1946. M. i T. së J. është një masë e rëndësishme për sigurimin e pavarësisë politike ahe ekonomike, për ndërtimin me sukses të socializmit në RPS të Shqipërisë.

(N. S.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Monopoli I Tregtisë Së Jashtme


[cite]