MOZAIKU I BIMËVE


MOZAIKU I BIMËVE
✤ (Mosaico). Sëmundje e bimëve që shkaktohet nga disa viruse të cilat prekin gjethet e ngadonjëherë edhe organet e tjera të bimës, shfaqet me njolla me ngjyrë jeshile të errët ndonjëherë edhe të zbehtë. Organet shpesh dieformohen ose rrudhosen si pasojë e mosrritjes së njëtrajtshme të nervaturave me indet e ndërmjetme. Sëmundjet më të njohura të këtij grupi janë: M. i duhanit (Nicotiana virus), M. i fasules (Marmor phaseoli), M. i kastravecit (Cucumis virus) etj. Për mënjanimin e dëmeve mbillen kultivarë të qendrueshëm. Kohët e fundit përdoret trajtimi termik i fidanëve tek pemët frutore si dhe vaksinimi tek domatj a.

(A. Pa.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Mozaiku I Bimëve


[cite]