MUÇO MALIQ


MUÇO MALIQ
✤ (1922-1944). Veprimtar i shquar i Luftës ANÇ, Hero i Popullit. Lindi në Tragjas të Vlorës. Përqafoi idetë komuniste dhe zhvilloi veprimtari revolucionare. Anëtar i PKSH që me themelimin e saj. U caktua sekretar i Komitetit qarkor të RKSH për Durrësin (1942). Luftëtar në njësitet guerile të Durrësit, ishte organizator dhe pjesëmarrës në shumë atentate dhe aksione të guximshme kundër armikut. Komisar batalioni në Grupin partizan të Pezës, mori pjesë në shumë luftime dhe u shqua për trimëri e vendosmëri të rrallë. Ra heroikisht në luftë kundër tradhtarëve në Gërmenjë të Kavajës, më 31.5.1944.

(F. La.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muço Maliq


[cite]