MUJI
✤ (Gjeto Basho Muji). Kryeheroi i këngëve të eposit të kreshnikëve. Etimoiogjia popuiiore e lidh emrin e tij me fjaiën mujs (mundës), po me sa duket është një trajtë zvogëluese e Mustafë, me të cilin mbishtresa islamike zëvendësoi ‘emrin e vjetër iliro-shqiptar të tij. Figura e M. është një përgjithësim i luftëtarit që jeton e vepron në mjedisin tipik të malësive shqiptare. Tek ai janë mishëruar vlera të larta shpirtërore e fizike të popullit tonë, si: besa, burrëria, trimëria, qëndresa përballë vështirësive e armiqve, krenaria, këmbëngulja, dashuria për lirinë, popullin dhe vendin e vet. Në fillim çoban lopësh e kecash, në sajë të forcës që i japin zanat e të cilën ai e zgjedh përpara pasurisë e dijes, bëhet i pamposhtshëm. Përfytyrimi popullor e ka pajisur me tipare të jashtëzakonshme, por përmes tyre vërehen dnkuri të lashtësisë dhe të shekujve të mëpastajmë. Te M. së bashku me Halilin (shih) janë ruajtur të gjalla analogjitë e lashta ilire të atij çifti vëllezërish heronj, që ndeshen edhe te popujt e tjerë, si te grekët (Dioskurët), gjermanët, indët (Açvins), te armenët (Sanazar e Aslimelik) etj. (S.H.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Muji
[cite]