MURRA PROKOP
✤ Veprimtar i shquar i Partisë dhe i shtetit, kandidat i Byrosë Politike të KQ të PPSH në Kongresin VIII (1981), ministër i Mbrojtjes Popullore (1982). Lindi më 24.11. 1921 në Tiranë. Që në moshë të re u aktivizua në veprimtarinë revolucionare të rinisë. Anëtar i PKSH në shtator 1943. Mori pjesë aktive në Luftën ANÇ, u ngarkua me funksionin e 7ëvendëskomisarit të batalionit dhe më pas me atë të zëvendëskomisarit të brigadës (1944). Pas Çlirimit ka punuar në detyra e funksione të rëndësishme në organet e Partisë dhe të shtetit në qendër e në rrethe, si në Industrinë e Naftës, në Komisionin e Planit të Shtetit dhe në aparatin e KQ të PPSH. Ka kryer studimet në Fakultetin e Ekonomisë. Anëtar i KQ të PPSH në Kongresin III (1956). Një ndihmesë të rëndësishme ka dhënë për forcimin e punës së Partisë në rrethin e Shkodrës e të Tiranës, ku ka punuar për disa vjet si sekretar i parë i Komitetit të Partisë. Si kuadër me përgjegjësi të lartë në funksionin e Sekretarit të KQ të PPSH (1976), si ministër i Industrisë dhe Minierave (1980) dhe si ministër i Energjetikës (1981) ka punuar me të gjitha forcat për zbatimin e vijës së Partisë e mësimeve të sh. Enver Hoxha. Në krye të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore lufton me ndërgjegje e besnikëri për fuqiziminpareshtur të mbrojtjes së atdheut. Deputet në Kuvendin Popullor në legjislaturën e pestë (1962), në atë të nëntë (1978) dhe të dhjetë (1982).
(S. V.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Murra Prokop
[cite]