MUZEU ATEIST


MUZEU ATEIST
✤ Qendra e vetme e këtij lloji, ngritur më 1967 në Shkodër. Me një lëndë të pasur dokumentare tregohet roli reaksionar i feve të ndryshme gjatë shekujve në truallin e Shqipërisë, lidhja e institucioneve fetare me klasat sunduese dhe me pushtuesit e huaj, dështimi i veprimtarisë kundërrevolucionare të klerit pas Çlirimit të vendit, lëvizja revolucionare popullore më 1967 kundër paragjykimeve fetare, zakoneve prapanike dhe institucioneve të fesë.

(Xh. C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzeu Ateist


[cite]