MUZIKA SIMFONIKE


MUZIKA SIMFONIKE
✤ Kompozim për orkestër me përmasa e kërkesa të mëdha dramaturgjike (simfoni, poema simfonike, skica simfonike, uvertura, rapsodi etj). Trajton tema të mëdha shoqërore, kontraste karakteresh e situatash, tablo përgj ithësuese etj. Në M. S. shqiptare që u zhvillua pas Çlirimit janë lëvruar të gjitha gjinitë e format e saj, sidomos poema simfonike, uvertura, rapsodia etj. Në to trajtohet jeta socialiste shqiptare me dukuritë e saj karakteristike, si dhe temat historike të qëndresës së popullit shqiptar në shekuj. Veprat simfonike të Ç. Zadesë, N. Zoraqit, K. Larës, F. Ibrahimit, L. Dizdarit, K. Laros, Th. Gaqit, etj. karakterizohen nga format e qarta, mënyrat komunikuese të shprehjes, koloriti kombëtar, mbështetja në muzikën popullore e në traditën e re të realizmit socialist. Këto karakteristika i japin M. S. shqiptare aftësi të mëdha përgjithësimi dhe depërtimi në realitetin socialist.

(F. Hy.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Muzika Simfonike


[cite]