NËNA DHE FËMIJA


NËNA DHE FËMIJA
✤ (1970). Revistë shkencore shëndetësore katërmujore, organ i Ministrisë së Shëndetësisë. Nga v.1970 deri më 1982 është botuar si buletin tremujor. Trajton probleme mjekësore, profilaktike dhe kurative nga fushat e ndryshme të obstetrikës, gjinekologjisë dhe pediatrisë. Propagandon metodat më të reja të diagnostikimit, të mjekimit dhe të parandalimit të sëmundjeve të grave dhe të fëmijëve, pasqyron veprimtarinë kërkimore-shkencore të institucioneve qendrore dhe të rretheve.

(Z.C.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nëna Dhe Fëmija


[cite]