NËNSHATI


NËNSHATI
✤ Fshat në rrethin e Shkodrës (JL). Bën pjesë në fshatin e bashkuar të Mjedës (shih). Në N. janë trojet e kalasë së Sapës, nën të cilën shtrihej fshati që në periudhat e mëparshme njihej si Nënsapa. Këtu kanë jetuar dhe punuar Frang Bardhi e Ndre Mjeda. Banorët kanë marrë pjesë në luftën për pavarësi kombëtare në v. 1911-1912. Këshilli NÇ u krijua më 1944. Kolektivizimi i bujqësisë u bë më 1955. Ka drejtim kryesor prodhimin e misrit, të duhanit dhe vreshtarinë. N. ka shkollë 8-vjeçare, qendër shëndetësore, vatër kulture, njësi tregtare e komunale.

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nënshati


[cite]