NAÇI NAUM DHIMITËR


NAÇI NAUM DHIMITËR
✤ (1871-1927). Veprimtar i shquar në fushën e arsimit shqiptar, Mësues i Popullit. Ishte drejtor i Mësonjëtores shqipe të Korçës (shih) dhe punoi si mësues i shqipes në Treskë, në shkollën e mbrëmjes për të mërguarit shqiptarë në lagjen Tophana të Stambollit, në shkollën e mesme të Janinës. Dha ndihmesë për të futur frymën atdhetare ’ në mësim dhe në veprimtarinë jashtëshkollore me nxënësit. Botoi librin «Korça dhe fshatrat përqark» (Sofje 1901, ribotuar më 1923) dhe la dorëshkrim tekstin «Truptregonja» (1906). U bë i njohu/ me emrin Nuçi Naçi. Si publicist trajtoi çështje të arsimit të kohës. Ishte redaktor dhe më pas drejtor i gazetës «Zgjimi i Shqipërisë* (Janinë, 1906). Bëri pjesë në Komitetin e fshehtë të Manastirit «Për lirin’ e Shqipërisë», ishte disa kohë sekretar i klubit «Bashkimi» të Manastirit dhe i klubeve në Janinë e në Stamboll. Për veprimtarinë e tij patriotike u burgos dy herë nga qeveria osmane.

(Sh.O.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Naçi Naum Dhimitër


[cite]