NAFTA
✤ Një nga mineralet e dobishme më të rëndësishme. Lëng veshtullor i djegshëm, zakonisht me ngjyrë kafe deri në të zezë e me erë karakteristike, i përhapur në shtresën sedimentare të kores së Tokës. Bën pjesë në grupin e madh të kaustobiol’iteve, në të cilin përfshihen edhe gazi natyror, asfalti, torfa, qymyrguri, rreshpet bituminoze etj. N. është përzierje komplekse hidrokarburesh dhe e disa bashkimeve squfurore azotike oksigjenore organike. Sipas përbërjes naftat ndahen në tre grupe: metanore, naftenike dhe aromatike. Përgjithësisht N. në Shqipëri është shumë veshtullore e rëndë dhe me dendësi mbi 8, që arrin në disa raste edhe mbi 1 gr/cm3 me përmbajtje relativisht më të lartë të hidrokarbureve ciklike e të përbërësve asfalteno-rrëshinore dhe të ulët të fraksioneve lehtësisht të avullueshme. Ka përmbajtje squfuri zakonisht të iartë që në disa vendburime arrin deri në 5% e më tepër. Ka përmbajtje të ulët ose është pa parafinë, ngrin vetëm në temp. -15°C. Ka fuqi kalorifike 43,6-46,2 MJ/kg (10400-11000 kkal/kg). Ndodhet në vendburime të ndryshme, sidomos në struktura antiklinale së bashku me gazin shoqërues, në shkëmbinj gëlqerorë ose në ranorë tëmolasës. Si Iëndë organike që ka formuar N. në Shqipëri te gëlqerorët ka qenë sapropeli dhe fitoplanktoni, ndërsa në molasën lënda organike për formimin e N. ka kryesisht natyrë humusore, pjesëzat drusore përbëjnë mbi 80% të përbërësit organik, sporopj almet ndeshen në sasira 1 deri 20%, fitoplanktoni në përgjithësi mungon. Për formimin e vendburimeve të N. është e domosdoshme prania e kurtheve dhe e shtresave veçuese, që quhen mbulesa, për të penguar emigrimin më lart të N. Kurthet janë të disa tipave, por më tipike janë kurthet në strukturat antiklinale dhe gjiret palogjeografike, që formojnë shtratime N. e gazi. Këta tipa shtratimesh janë më të zakonshmit edhe në Shqipëri. Vetë shtratimet kanë’ përmasa më të vogla sesa strukturat në të cilat ndodhen, sepse vetëm hapësirat e poreve të ranorëve dhe zgavrat e gëlqerorëve mbushen me N. Shkëmbinjtë që përmbajnë N.,^gazih e ujin, quhen kolebtorë. N. në shtresë ndbdhet edhe në formë të gaztë. Me uljen e trysnisë dhe të temp. nën vlerat kritike, gjatë nxjerrjes në sipërfaqe ose edhe në shtresën e saj. N. nga gjendja e gaztë mund të kthehet në të lëngët. Në këtë rast kemi të bëjmë me vendburime gazokondensati, në të cilat përpjesëtimi gaz-naftë është rreth 2000-3000 m3 gaz për 1 m3 kondensat. Vendburime të tilla gazokondensati janë zbuluar edhe në Shqipëri (në gëlqerorët e në ranorët) dhe N. e tyre dallohet nga përmbajtja e lartë e fraksioneve të lehta me dendësi 0.7-0.75. Puna për gjetjen dhe vënden në shfrytëzim të N. kalon nëpër tri etapa: kërkimet duke përdorur metoda komplekse gjeologjike e gjeofizike të gjeologjisë së naftës (shih); shgimi i puseve (shih); nxjerrja e naftës (shih); Gjeologët dhe naftëtarët tanë kanë zbuluar mjaft vendburime N. e gazi, në kundërshtim me pikëpamjet e specialistëve të huaj dhe armiqve të brendshëm që mohonin perspektivën e N. në Shqipëri. Për herë të parë në vitet 60 u zbulua N. nga gëlqerorët, të ciiët japin sot prodhimin kryesor. N. është një mbështetje e rëndësishme e ekonomisë sonë popullore, e pavarësisë dhe e mbrojtjes së atdheut. Perspektivat e zbulimit të vendburimeve të reja të N. e të gazit në vënd janë të hapura.
(R.Re.)
Burime, referenca dhe shënime:
● Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
● Artikulli origjinal – Nafta
[cite]