NAFTA DHE GAZI


NAFTA DHE GAZI
✤ (1887). Revistë dymujore teknikoshkencore e Institutit të Studimeve e Projektimeve Teknologjike të Naftës e Gazit në Fier. Numri i parë u botua më 1967, nga ish-Instituti i Naftës. Vijoi aeri më 1972 me 4 numra në vit, nga v. 1973 del në 6 numra. Trajton problemet e gjeologjisë e të gjeofizikës, të shpimit të puseve, të nxjerrjes së naftës e të gazit, të mekanikës e ind. së naftës. Paraqet e përhap përvojën e përparuar në brigadat e shpimit, në sektorët e nxjerrjes së naftës etj. U bën të njohura punonjësve, teknikëve dhe specialistëve arritjet në fushën e studimeve të ind. së naftës.

(R.Re.)

Burime, referenca dhe shënime:
Fjalori Enciklopedik Shqiptar (1985)
Artikulli origjinal – Nafta Dhe Gazi


[cite]